Se fundmi Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin në Miami për të festuar përvjetorin e dytë të martesës.
Ata kanë ndejtur tek i njëjti hotel ku kanë bërë edhe ceremoninë e dasmës, por në një moment, këngëtarja ka dyshuar se mund të ishte infektuar me koronavirus dhe ka bërë tamponin për të hequr merakun.
Rezultatet e analizave, Afërdita i ka ndarë edhe me ndjekësit, ku për fatin e saj të mirë, kishte rezultuar negative.