Shkenca tregon se si do të duken punëtorët e zyrave pas 20 vitesh

0
37
Gjigandi

Shkencëtarët kanë krijuar Emma’n – një robot me gungë në shpinë, gjymtyrë të fryra, ekzemë dhe vena me variçe.

Pas nja dy dekadash të ulur në një tryezë ergonomikisht-jo-miqësore, ekspertët paralajmërojnë se punëtorët e zyrave mund të duken në këso forme, transmeton lajmi.net.

Firma e pajisjeve të zyrave Fellowes urdhëroi hulumtimin, në të cilin Futuristi i Sjelljes, William Higham dhe një ekip ekspertësh nga ergonomia, profesioni i shëndetit dhe mirëqenia profesionale ekzaminuan efektet që vendet e punës në zyrë kanë në shëndetin e punonjësve.

Pas më shumë se 3000 intervistave me punonjës të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me shqetësimet shëndetësore, raporti i quajtur Kolegji i Punës i së Ardhmes po këshillon vendet e punës për të bërë ndryshime urgjente për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të shëndetit të njerëzve.

Emma u zhvillua pasi studiuesit u bashkuan me specialistët e modeleve Helix 3D Ltd, duke kërkuar një mënyrë për të ilustruar ndikimin potencialisht të dëmshëm të jetës së zyrës tek njerëzit.

Sipas tyre, kjo mund të jetë forma universale fizike e njerëzve pas më shumë se njëzet vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu