Analisti: Shkon me poture ne Bruksel. Rama: Me kopjove pantallonat… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Analisti Mustafa Nano i tha sot kryeministrit Edi Rama se i vinte turp që shikonte kryeministrin e vendit të tij të veshur me poture ne Bruksel në takimet zyrtare për hapjen e negociatave. Ndërsa sipas Ramës ishte Mustafa Nano ai që i kopjoi pantallonat me ngjyra pasi i la kryeministri. Debati Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës Edi Rama: Po pse kështu? Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania… Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë? Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh? Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu