Shenjat që tregojnë se punoni në një ambient mbytës

0
Gjigandi

Gjithkujt mund t’i ketë ndodhur që në një periudhë të caktuar të karrierës ta gjejë veten në një mjedis pune të trishtë dhe që i shkakton ankth e stres. Megjithatë, ka një ndryshim të madh mes një dite, apo jave të keqe dhe një mjedisi afatgjatë toksik në punë.

Pjesa më e madhe e punëmarrësve nuk flasin për këto ambiente jo të shëndetshme dhe heshtin për shkak se rroga mund të jetë e vetmja e ardhur për ta.

Por si ta kuptosh që je në një ambient mbytës në punë? Një grup sociologësh dhe psikologësh britanikë kanë renditur pesë shenja, që jo domosdoshmërisht provojnë këtë.

Së pari – Ndjeheni të viktimizuar, ku për çdo gjë që shkon keq fajësoheni ju. Ju qortojnë, por nuk ju japin përgjigjen sesi mund korrigjohet situata. Nuk ka një drejtim të qartë dhe e shihni veten duke kryer edhe detyrat që u përkasin të tjerëve.

Së dyti – Mungon komunikimi. Mbledhjet ju duken të çorganizuara, ka mungesë përqendrimi dhe pasiguria se çfarë po ndodh në orarin tënd të punës është ndjesia e përgjithshme. Ndjeheni vazhdimisht të lënë jashtë procesit të vendimmarrjes dhe eprorët e tu nuk të dëgjojnë asnjëherë.

RonaTyra

Së treti – Keni një ndjesi të vazhdueshme frike kur mendoni se po shkoni në punë. Ky është efekti i një mjedisi toksik në punë, që reflektohet tek të gjithë punonjësit.

Së katërti – Për shkak të mungesës së organizimit, e gjeni veten duke punuar me orar të zgjatur, por pavarësisht kësaj je i neglizhuar, nuk të dëgjojnë dhe të nënvlerësojnë.

Së pesti – Nuk ka kufi dhe as respekt për jetën tënde personale dhe eprori juaj mund t’ju telefonojë dhe t’u kërkojë që të dilni në punë edhe ditën tuaj të pushimit, apo të ktheheni nga leja vjetore para kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu