Kur je një VIP si Rita Ora ke mundësi të bësh shumë gjëra në jetë, e një prej tyre, është qasja me yje të ekranit të kalibrit të Michael Caine.
Më saktë, Sir Michael Caine, një ikonë e filmit britanik.
Gjatë karrierës së tij 70 vjecare, është shfaqur në më shumë se 130 filma, dhe titullin e fisnikërisë ia ka dhënë vetë mbretëresha Elisabetë për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në kinema.
Pikërisht, me këtë legjendë të vërtetë dhe të shoqen e tij, Vera Ora ka pasur një takim që e ka gëzuar pamasë.
“E nderuar që e takova dhe kalova kohë me Sir Michael Caine dhe gruan e tij të bukur, Shakira! Rita ishte shumë e ngrohtë dhe u kujdes për të në sheshxhirim. Ajo më tha se I kujtonte gjyshin e tij të dashur regjizor, Besim Sahatciu“, ka shkruar Vera.