Sa afër, aq edhe larg Eva Muratit. Njihuni me motrën e vogël të moderatores së njohur

0
Gjigandi

Vajza që duhet të ndiqni menjëherë në Instagram është motra e Eva Muratit, Doris Murati. Nëse akoma nuk e keni. Ka shumë arsye për ta bërë këtë. Jo vetëm sepse platforma e saj online është plot dritë, ngjyra e foto të bukura, por edhe sepse studentja e mjekësisë vazhdon ta ushqejë pasionin tjetër për artin dhe të bukurën edhe virtualisht.  

Të ftuara pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, Eva dhe Doris rrëfyen raportin e ngushtë që kanë për njëra-tjetrën, ngjashmëritë dhe dallimet, si edhe ndanë me publikun pasionet e tyre jashtë profesionit që kanë zgjedhur në jetë.

Familja Murati, si fillim e nisi punën me vajzën e madhe dhe kërkoi nga ajo që të vijonte, ashtu si prindërit, rrugën e mjekësisë. Deri në momentin e fundit, i ati shpresoi që Eva do të ndiqte mjekësinë, por pastaj, si e pa që ishte e kotë, hoqi dorë.

Por Doris nuk mund “të shpëtonte”. Në fakt, jo sepse mjekësia në familjen e tyre shihej si prioritet, por sepse ishte edhe ajo vetë që zgjodhi me vullnet të pastër rrugën e të atit. Siç rrëfeu Doris pasditen e sotme, televizioni nuk është arena e saj, sepse ajo ka zgjedhur një fushë-betejë tjetër, kështu që motrën e ndjek dhe do ta ndjekë me adhurim sa herë që do të dalë në ekran, por vetë, kurrsesi, nuk do ta zgjedhë si rrugë.

RonaTyra

Duke konfirmuar zgjedhjen dhe vendosmërinë e së motrës, prezantuesja e njohur e ekranit tha se ajo, si më e madhja, i ka dhënë këshillat e saj Dorisit. Në fakt, pavarësisht diferencës në vite (5 vite), Eva tha se ato të dyja janë si dy shoqe të ngushta, madje diferenca thuajse nuk ndikon fare në marrëdhënien e tyre. Po vazhdimisht ajo e këshillon që Doris të jetë e qetë dhe, mbi të gjitha e matur, për të qenë e suksesshme në çdo rrugë që do t’i duhet të ndjekë në jetë.

Do doja të ruajë qetësinë, edhe vetes ia them, edhe motrës. Ji vetvetja, të marrë frymë njëherë, të mendohet patjetër. Një këshillë shumë e vyer që na e kanë dhënë prindërit në fëmijërinë tonë është të zhvilluarit e ndienjës së empatisë, vendose veten në këpucët e tjetrit. Kjo është gjëja që mungon në botën ku jetojmë. Fakti që gjithsecili sheh atë jetën e vet, edhe jeta që ndoshta është shumë e shfrenuar. Do doja që të gjithë të mendonim pak më tepër edhe që gjithsecili ka një luftë të fshehtë, që nuk e shohim publikisht. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm me atë çfarë thua që të mos lëndosh askënd,- tha Eva Murati.

Doris është studente në vitin e parë për mjekësi, po ushqen edhe pasionin për modeling. Siç rrëfeu ajo, përmes profilit të saj të Instagramit, reklamon produkte dhe bashkëpunon me kompani të ndryshme. Natyrisht, për këtë pjesë, ka dhënë ndihmën e saj edhe Eva, meqenëse ajo e ka shkelur këtë rrugë më herët.

Nëse ende nuk e keni vizituar profilin e Dorisit, bëjeni menjëherë për të kuptuar që jo vetëm portreti, por edhe shumë detaje të tjera ngjasojnë me Evën – aq sa edhe ndahen prej saj: “Është shumë e trëndësishme të kesh stilin tënd në marrëdhënie me të tjerët” – është një tjetër këshillë që sërish Eva nuk ia ka kursyer së motrës në lidhje me profilet sociale.

Nga sa duket, Doris i ka ndjekur me përpikëri këshillat e Evës, madje duket se këtë punën e stilit në rrjet, edhe më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu