Rritet frikshëm numri i rasteve me koronavirus/ Humbin jetën dy pacientë në 24 orë, 117 raste të reja

0
Gjigandi

Numri i të infektuarve me Covid 19 vijon të rritet në vendin tonë. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

RonaTyra

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu