Rona Nishliu si rrallëherë publikon një video të vajzës, shikoni sa është rritur vogëlushja

0
Gjigandi

Rona Nishliu në 19 korrik solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Noa.

Gjatë këtyre muajve Rona është treguar shumë e rezervuar me publikimin e imazheve të vogëlushes, duke ruajtur si gjithmonë privatësinë.

Por së fundmi ajo ka vendosur të dalë jashtë këtyre kornizave, për të ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një moment shumë të bukur me vogëlushen. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një video në të cilën shihet duke luajtur me vajzën e saj, e cila qesh kur i flet Rona.

“Kjo është lumturia e jetës sime 3.5 muajshe dhe ajo është melodia ime më e mirë. Të dua”, ka shkruar Rona bashkangjitur videos.

RonaTyra

Edhe këtë herë këngëtarja është kujdesur të mos e zbulojë portretin e vogëlushes, por duket se ajo është rritur shumë në këto muaj.

Rona i është përkushtuar plotësisht rritjes së vajzës këto kohë dhe mesa duket ajo po e shijon shumë rolin e mëmësisë. Kujtojmë se artistja në prill të këtij viti publkoi albumin e saj ‘Mindil’, përmes së cilit zbuloi edhe se ishte në pritje të ëmbël. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu