Rita Ora u bashkua me ish-gruan e Mark Ronson, Josephine de la Baume në shtëpinë ku po qëndron e izoluar në Cotswolds, për të punuar për albumin e tretë.
Ajo ka rënë pre e kritikave pas vetizolimit në një shtëpi me qira në Cotswolds, 150 milje larg shtëpisë së saj në Londër, shkruan DailyMail.
Rita Ora thuhet se është bashkuar me ish-gruan e Mark Ronson, Josephine de la Baume dhe të dja thuhet se janë duke punuar për albumin e tretë të Ritës.
Sipas The Sun, këngëtarja është duke punuar për këngë të reja së bashku me Josephine, 35 vjeç, në studion e saj në shtëpi dhe është e vendosur të përfundojë albumin e saj të tretë.
Një burim i tha “TheSun”:”‘Rita dhe Josephine po kalojnë shumë kohë së bashku, tani ato janë në vetizolim”.
“Ajo është e vendosur të bëjë progres në album, ndërsa nuk ka asgjë tjetër që po ndodh dhe, si një muzikante vetë, Josephine ka qenë në gjendje ta ndihmojë atë”, shtoi ai burim.
Po ashtu, ai tha se Rita gjatë kësaj kohe ka shkruar disa këngë dhe ka regjistruar shumë tjera.
Rita publikoi albumin e saj të fundit, “Phoenix”, në vitin 2018, i cili arriti numrin 11 në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Raportohet se Rita po qëndron me pesë vetë në një pronë rurale në Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore.
Rita së fundi mori pjesë në projektin për bamirësi së bashku me Dua Lipën, Ellie Goulding, Sean Paul dhe Chris Martin në mes të krizës globale.