Rita Ora duket tejet atraktive edhe në veshje sportive teksa shëtitet në pyll

0
Gjigandi

Rita Ora ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi të saja duke shijuar një shëtitje idilike në pyll të premten.

Ajo i dha një pamje barkut të saj të tonifikuar, veshur me një bluzë të shkurtër, e cila në mbishkrimin e saj kishte të shkruar “lajme të mira për seksin”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e kombinoi atë me një palë tuta të verdha dhe atlete të zeza gjatë shëtitjes së saj.

Flokët e saj ishin të kapura, teksa kishte vënë edhe një palë syze dielli të errëta, ndërsa vazhdoi të shijonte stërvitjen e përditshme, në mes të mbylljes për shkak të krizës së coronavirusit.

RonaTyra

“Kur ishim të bekuar me diell, para se në Londër të vinte shiu”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Një ditë më parë, Rita pranoi se po i kryente stërvitjet e saj në mënyrë vetanake në shtëpinë në të cilën është izoluar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke qëndruar e izoluar në një shtëpi në fermë në Anglinë Jug-Perëndimore me pesë miq të saj, ku kishte shkruar për të kompozuar këngë të reja për albumin e saj të tretë, por që ngeli aty pasi më pas u mor vendimi për ndalimin e lëvizjeve shkaku i COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu