Rina u zhduk nga çdo vend, Adelina Ismaili i zbulon një sekret

0
Gjigandi

Adelina Ismajli dhe Rina Balaj siç duket tashmë janë bërë më shumë se vetëm bashkëpunëtore në këngë.

Vetëm pak ditë më parë, fansat e këngëtares Rina Balaj e kanë vërejtur se ajo është ‘zhdukur’ nga secili rrjet social ku ishte mjaft shumë e pranishme dhe aktive.

E vetë ish-menaxheri i Rinës në OnRecords, Met Elshani, përmes një shkrimi ka shpjeguar duke thënë se Rina nuk është pjesë e labelit.

Ai gjithashtu ka sqaruar se Instagrami që Rina posedonte ishte pronë e On Records.

RonaTyra

Ndër të tjera, ai ka thënë se këngëtarja ka vendosur që ta lë muzikën në tërësi, gjë që ka befasuar të gjithë.

Rina Balaj ka lënë muzikën, OnRecords-it po i ikin artistët

Mirëpo, vetëm largimi i Rinës nga On Records paska qenë i vërtetë, pasi artistja nuk e ka ndërmend ta lërë muzikë, e madje po kthehet edhe më fuqishëm.

Është këngëtarja Adelina Ismaili ajo e cila ka lajmëruar një projekt të ri të Rinës.

Me sa duket, Adelina i ka qëndruar përkrahë Rinës që nga bashkëpunimi prej kur u bënë dhe mike të mira, e madje tani do t’i ndihmojë në karrierë.

Diva e estradës ka bërë një postim në Instagram, ku shihet shkruar mbi foton e Rinës: “E dashura ime ka një sekret”.

Ndërsa shihen edhe disa fjalë të shkruara të cilat duket se do të jenë pjesë e refrenit të ndonjë kënge të re që po sjell këngëtarja, ose thjesht po paralajmërohet që bëhet fjalë për këngë të re.

Duket se nga tani mund të shohim më shumë nga dyshja, të cilat bashkëpunimin nuk po e ndalin vetëm me projektin ‘Qikat’.

Ndërsa lidhja e ngushtë e këngëtareve është parë që nga koha kur u njoftuan.

Adelina gjithmonë e ka vlerësuar Rinën si një artiste e kompletuar dhe shumë e veçantë në skenën e muzikës shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu