Rina Balaj kohëve të fundit i ka hyrë arkivave të saj.
Ditë më parë publikoi pamje nga ditari i saj i vjetër, ku thoshte se është shumë e lumtur që gjeti ditarin me pikturat dhe shkrimet që i kishte bërë si dhe tregon se filloi të shkruajë që kur ishte 14 vjeçe.
Ndërsa tani, ka publikuar veshjen, të cilën ia thuri gjyshja e vet për ditëlindjen e parë.
Më tutje, reperja tha “Pe dini ku ka kopju Gucci tash a po”.
Kujtojmë që Rina së shpejti do të publikojë “Gigi 2”.