Ditën e sotme Rezarta Shkurta feston ditëlindjen dhe urimet e surprizat për të kanë nisur që në mesnatë. Stafi i “Hera Company” ishin të parët që e surprizuan me një festë enkas për ditëlindjen e saj. Ata ishin mbledhur të gjithë bashkë për të uruar shefen e tyre, me të cilën duket se kanë një marrëdhënie perfekte. “Stafi më i mirë në botë. Ju dua shumë”, ka shkruar Rezarta përkrah videos së surprizës.
Ndërsa dhuratën më të bukur e të veçantë ajo e mori nga vogëlushj, Hera, që kishte shkruar një kartolinë me dorën e saj për të uruar Rezartën. “Mami gëzuar ditëlindjen”, shihet të ketë shkruar Hera në anglisht në kartolinë. Madje vogëlushja nuk ka pritur deri në mesnatë për ta uruar të ëmën, por ja ka dhënë dhuratën e para. “Dhuratë para ditëlindjes. Bebes time nuk ju durua deri nesër. Me shkrimin e dorës së vockël nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”, ka shkruar Rezarta në postimin e saj.
Tashmë na mbetet të shohim çfarë dhurate do të ketë bërë bashkëshorti i saj, Ermali, për të, duke qenë se ai di gjithmonë ta surprizojë në mënyrën më të veçantë.