“Reflektoni miq, listat do hapen!”/ Rama mesazh opozitës së bashkuar: Me apo pa ata, Parlamenti do të vendosë…

0
Gjigandi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Twitter’ thekson se refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese, është sipas tij refuzim për të pranuar realitetin.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”, shkruan Rama.

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha në dalje të mbledhjes se opozita e bashkuar vijon me rezistencën e saj kundër listave të hapura. 

Gjiknuri tha se ka propozuar diskutimin e listave të hapura por opozita nuk ka pranuar.

RonaTyra

“Janë disa ligje që rregullojnë shqetësime të ngritura nga opozita për krimin zgjedhor. Unë propozova që të flasim dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Opozita nuk deshi, megjithëse thirrja e jonë, e Presidentit dhe ndërkombëtarëve ka qenë të dialogojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu