Ka njerëz që e nuhatin tradhtinë, thonë studiuesit, ka të tjerë që, edhe nëse u ndodh para syve, nuk e kuptojnë dot. Ama e sigurt është që çiftet janë gjithmonë të ndjekur nga dyshimi nëse partneri i ka tradhtuar, i tradhton apo mund t’i tradhtojë ndonjë ditë.
Nëse keni dyshime, nuk ka nevojë të punësoni ndonjë detektiv, mjafton të kontaktoni me Dorina Memën. E sigurt është që klientët e saj e dinë tashmë që Dorina arrin ta bëjë edhe këtë. E ftuar të dielën e sotme në “E Diell”, Dorina ndau me publikun disa nga eksperiencat e saj, përmes të tjerave edhe atë të tradhtisë.
Duke përmendur një rast nga i cili kishin nisur dyshimet, Dorina tha se sjellja e klientëve ndryshon menjëherë sapo të përmendet tradhtia.
Kështu, pyetjes së Ervinit se si mund të zbulohet tradhtia nga një qime floku, Dorina iu përgjigj:
“Kjo është historia më e bukur, flasim edhe për interesin që kanë njerëzit… Nuk e kuptoni dot, sepse është e re edhe në Europë. I thoja se duhet ta shikojmë organizmin brenda, sepse ke ndryshuar kaq në trup, ke ngecur këtu në këtë fazë, sintetizimi proteinik (për të mos folur me terma që t’i lodh njerëzit)…. “Ok, e bëj, nuk e bëj” – mbetej pas dore. Sa i thoja “shiko, se gjej edhe tradhtitë”, fillonte në telefon, mesazh “kur të vij?” – tregoi Dorina duke shpjeguar raste të tilla ishin ato që kishin të bënin me tradhtinë bashkëshortore…
E kuptuat recetën? Apo ishte një truk për t’i bërë njerëzit më vigjilentë ndaj asaj që po ndodh rreth tyre? Dorina e ka përgjigjen. Dhe “recetën”…