Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë e hapur me fansat e saj gjatë periudhës së karantinës.
Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga qëndrimi mbyllur në vilën e saj lukosze në Los Angeles.
Një detaj që artistja shqiptare shpesh e ka vënë në dukje është fakti që gjatë gjithë periudhës së izolimit ka pasur probleme me flokët e saj, duke mos mundur të tregojë kujdesin maksimal për to gjatë qëndrimit e vetme në shtëpi.
Fillimisht ajo bëri të ditur se si rrënjët e saj të zeza kishin filluar të dalin në pah, duke marrë kështu një pamje më ndryshe, pak a shumë si në fillimet e karrierës së saj kur nuk ishte bionde.
Ndërkohë tani flokët e saj gjithashtu janë rritur shumë dhe nuk janë më të shkurtra, siç i ka mbajtur prej vitesh.