Policia e Korçës ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një i ri qëlloi me armë zjarri. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.P.
NJOFTIMI I POLICISE
Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.