Pyetjet që çdo vajzë dëshiron t’ia bëjë gjinekologut dhe përgjigjet për secilën

0
Gjigandi

Gjatë karantinës, shumë njerëz nuk e kanë pasur të mundur të kontaktojnë për këshilla gjinekologun dhe kanë pasur shumë pyetje që do të kishin dashur përgjigje

Një gjinekologe e quajtur Shree Datta, ka treguar për Daily Mail përgjigjet e disa prej pyetjeve më të shpeshta që pacientet i bëjnë në klinikë, që me siguri edhe ju do të donit t’ia bënit gjinekologut tuaj.

Si ta dalloj nëse sekrecionet janë normale?

Nëse sekrecionet kanë ngjyrë transparente ose qumështi janë normale. Nëse vini re një ndryshim në ngjyrë, përbërje apo aromë, bëni mirë të shkoni për vizitë te gjinekologu.

Kam sasi të madhe gjakderdhjeje gjatë periodave. Çfarë e shkakton këtë gjë dhe si mund ta rregulloj?

RonaTyra

Sasia dhe kohëzgjatja e periodave varion nga personi në person. Megjithatë nëse keni një sasi të madhe, për shembull ju duhet ta ndërroni pecetën çdo orë ose çdo dy orë, do të ishte e rekomandueshme të konsultoheshit me një gjinekolog. Duhet të dini edhe se marrja e mjekimeve ose disbalanca e hormoneve rrisin sasinë e periodave.

Pse është seksi i dhimbshëm?

Dhimbjet gjatë seksit mund të shkaktohen si pasojë e një eksperience me partner të ri, një pozicion që e povoni për herë të parë etj. Por gjithashtu seksi i dhimbshëm është edhe një shenjë për infeksion, fibroide ose endometriozës. Nëse keni dhimbje të padurueshme, duhet të shkoni patjetër për vizitë.

Duhet të depilohem nëse kam takim te gjinekologu?

Nuk është nevoja të depiloheni nëse keni takim te gjinekologu, pasi ai mund t’ju vizitojë edhe nëse jeni të padepiluara. I vetmi rast kur duhet të jeni patjetër të depiluara është kur keni për të bërë ndonjë operacion në pjesën përreth vaginës.

Pse urinoj shpesh?

Urinimi më shumë se 8 herë në ditë mund të jetë bezdisës dhe ndikon negativisht në stilin tuaj të jetesës. Si ta shmangni?

Fillimisht kontrolloni sasinë e kafeinës apo alkoolit që konsumoni gjatë ditës, si dhe sa ujë pini. Kini parsysh që bëse nuk pini mjaftueshëm ujë, urina juaj është më e koncentruar dhe kjo mund ta irritojë fshikëzën, duke bërë që të shkoni në tualet më shpesh. Urinimi i shpeshtë shkaktohet edhe nga infeksioni i traktit urinar ose nga fshikëza tejet aktive, por mund të ndikohet edhe nga ilaçe të caktuara ose gjendje të caktuara, si për shembull kapsllëku. Ushtrimet që forcojnë muskujt e legenit, si ushtrimet e Kegelit, do t’ju ndihmonin shumë.

Kam gjakderdhje në mes të ciklit dhe pas seksit. Çfarë po më ndodh?

Ka disa arsye pse ndodh gjakderdhja mes ciklit. Duhet të vëzhgoni kur ju ndodh gjakderdhja, në çfarë sasish dhe sa zgjat në krahasim me periodat tuaja. Është e zakonshme të keni gjakderdhje kur ndryshoni pilulat kontraceptive apo kur jeni në ditët e ovulimit (në mes të ciklit). Gjithashtu disa infeksione të transmetuara seksualisht, stresi dhe shtatzënia shkaktojnë gjakderdhje që s’ka lidhje me periodat.

S’më kanë ardhur periodat prej 3 muajsh, por testet e shtatzënisë më dalin negativë. Ç’domethënë?

Ka shumë arsye ose periodat nuk vijnë. Një gjinekolog do t’ju pyesë nëse e keni pasur ciklin të rregullt, si dhe do të kontrollojë hormonet tuaja, që të sigurohet që s’bëhet fjalë për një menopauzë të parakohshme. Stresi, ndryshimi i pilulave kontraceptive, periudhat e ngarkuara, ndryshimi në peshë, tiroidja tejet aktive, diabeti etj. mund të ndikojnë në mosardhjen e periodave.

Kam dhimbje në fund të barkut, të cilat përkeqësohen me afrimin e datës së periodave. Çfarë e shkakton?

Dhimbja e legenit në gjysmën e dytë të ciklit menstrual dhe periodat e dhimbshme mund të jenë shkak i endometriozës. Endometrioza është një gjendje mjekësore, ku indet që zakonisht gjenden brenda mitrës rriten në pjesë të tjera të trupit. Mund t’i bashkëngjiten vezoreve, tubave fallopian, në indet jashtë mitrës, zorrëve ose pjesëve të tjera të brendshme. Ndërsa hormonet ndryshojnë gjatë ciklit menstrual, ky ind i rritur jashtë do të fryhet ose destruktohet dhe mund të shkaktojë dhimbje gjatë kohës së ciklit menstrual.

Por këto dhimbje mund të jenë edhe për shkak të infeksioneve. Nëse dhimbjet nuk kanë lidhje me kohën e ciklit, mund të bëhet fjalë për praninë e kisteve. Prandaj është shumë e rëndësishme të lini një takim me doktorin për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj gjëje, shkruan Class.

Kam vezore policistike, a ka rrezik të mos bëj dot fëmijë?

Është e vërtetë që sindroma e vezoreve policistike mund të ndikojë te periodat tuaja dhe në disa raste mund të shkaktojë edhe infertilitet, por jo gjithmonë. Mund të keni vezore policistike dhe të mos keni asnjë simptomë. Ajo që duhet të vini re në këtë rast janë aknet, cikli i parregullt dhe shtimi i qimeve në fytyrë apo trup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu