Capital-T njihet si një ndër reperët më të edukuar të estradës, por këtë herë duket se doli jashtë vetes.
Siç duket ky i fundit u mundua t’i përshtatet Majk-ut, i cili dallon shumë prej këtij të parit.
Kënga ‘HALA’ është projekti i tyre më i ri, por që thënë qartë kushdo që do e dëgjojë do të dëshpërohet.
Duke filluar nga teksti i cili nuk përmban asgjë dhe flet vetëm për paratë dhe femrat, kualiteti muzikal është po aq i dobët.
Madje dyshja nuk kanë hezituar që femrës t’i drejtohen me fjalën më të ulët, duke e definuar atë si organ gjenital.
Siç duket të dy reperët kanë harruar se janë të krijuar nga një krijesë e njëjtë, femër!
Kënga ‘Hala’ ka pak minuta që është lansuar, por si bashkëpunimi i katërt mes tyre duket të jetë shumë kualitet i dobët nga këngët e kaluara.
Për më tepër dëgjojeni e vlerësojeni vetë!