Psikologu tregon disa këshilla që mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të flenë vetëm

0
Gjigandi

Nga 30 për qind deri në 40 për qind e fëmijëve kanë probleme të bien në gjumë, sipas studimit rreth gjumit të fëmijëve.

Kështu që, dërgimi i fëmijëve në botën e ëndrrave mund të jetë rraskapitës dhe zhgënjyes si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Por, mos u mërzitni! Edhe pse problemi është i zakonshëm, ekzistojnë disa metoda që mund të ndihmojnë fëmijët të bien në gjumë më lehtë dhe të bëjnë një gjumë të qetë natën pa u zgjuar.

Bright Side tregon disa prej tyre:

Krijoni një rutinë gjumi

RonaTyra

Të bësh banjë në një kohë të caktuar, të këndosh ninulla, të lejosh fëmijën tënd të zgjedhë një libër për lexim para gjumit apo edhe t’i lejoni ata të bëjnë zgjedhjen e pizhameve janë shenja të cilat mund të tregojnë kohën e gjumit dhe ta bëjnë atë emocionuese.

Vendosni gjithashtu një kohë specifike kur fëmija duhet të shkojë në shtrat, që përfundimisht do të bëhet zakon.

Kontakti fizik është i rëndësishëm

Kontakti i mjaftueshëm fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët, ata bëhen të qetë dhe flenë më mirë, sipas hulumtimit.

Nga ana tjetër, studimet kanë treguar që fëmijët me mungesë të konsiderueshme të kontaktit fizik me prindërit e tyre, kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit, kortizol, i cili mund të çojë në shumë probleme, përfshirë gjumin e trazuar.

Përdorni ndriçimin e zbehtë

Drita e fortë dërgon një mesazh të qartë në trurin tonë: rrini zgjuar, por shkencëtarët janë bërë më specifikë se cilën dritë artificiale duhet ta shmangim gjatë kohës së natës.

Gjatësia e valës së kaltër në dritën e bardhë është më problematikja për të fjetur, sepse pengon lëshimin e melatoninës që na relakson dhe na bën të përgjumemi. Kjo është gjithashtu e vërtetë për bebet dhe fëmijët.

Përdorni metodën e “qarjes së kontrolluar”

Qëllimi i kësaj metode është të ndihmojë fëmijën të mësojë të bjerë në gjumë në mënyrë të pavarur dhe të vetë-qetësohet. Siç sugjeron emri, prindërit vijnë për të kontrolluar dhe siguruar që fëmija i tyre është në rregull kur i dëgjojnë të qajnë, por gradualisht lejojnë që fëmija të qetësohet.

Rishkrimi i makthit

Studimet tregojnë se ankthet ndodhin në të paktën 80.5 për qind të fëmijëve dhe fëmijët mund të zgjohen shpejt në mes të natës duke u trembur. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të përballen duke i siguruar ata që janë të sigurt dhe duke u përpjekur të rimendojnë së bashku makthin me një fund të sigurt dhe të lumtur.

Shkencëtarët sugjerojnë gjithashtu leximin dhe përfshirjen në aktivitete librash që i ndihmojnë fëmijët e vegjël të përballen me frikën e tyre. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu