Fakte reale se si reagojnë të rriturit në krahasim me të rinjtë për këngët më të reja në tregun muzikor.
Pse prindërit nuk i pëlqejnë hitet e reja, nga mosha apo cilësia e këngës? “Kur isha adoleshent, babai im nuk interesohej shumë për muzikën që më pëlqente mua. Për të, thjesht dukej si “shumë zhurmë”, ndërsa ai rregullisht i referohej muzikës së viteve të adoloshencës së tij. Ky qëndrim vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij. Një herë ai mu drejtua gjatë një reklamimi në TV duke paraqitur një melodi 50-vjeçare të Beatles dhe tha: “A e di, mua thjesht nuk më pëlqen muzika e sotme”.
Me kalimin e kohës kuptova se babai ka pasur të drejtë. Ndërsa jam rritur, shpesh do t’i dëgjoj njerëzit në moshën time që thonë gjëra të tilla si “ata thjesht nuk bëjnë muzikë të mirë si dikur”. Pse ndodh kjo? Për fat të mirë, sfondi im si psikolog më ka dhënë disa njohuri për këtë enigmë. Ne e dimë që shijet muzikore fillojnë të nisin që në moshën 13 ose 14 vjeç, dhe gjatë moshës 20 vjeçare ne përsëri duam hitet e reja, pastaj kur i afrohemi moshës 30 vjeçare fillojmë të ndryshojmë mendimin.
Në një moshë më të vjetër truri nuk mund të bëjë më dallimin dhe të gjitha meloditë e këngëve të reja ju duken njëlloj. Ka të dhëna se aftësia e trurit për të bërë dallime midis akordeve të ndryshme, ritmeve dhe melodive përkeqësohet me kalimin e moshës. Pra, për njerëzit e moshuar, këngët më të reja, më pak të njohura mund të “tingëllojnë njësoj”.
Hulumtimi i psikologjisë ka treguar se emocionet që ne i përjetojmë si adoleshentë duken më intensive se ato që vijnë më vonë. Ne gjithashtu e dimë se emocionet intensive shoqërohen me kujtime dhe preferenca më të forta. E gjithë kjo mund të shpjegojë pse këngët që dëgjojmë gjatë kësaj periudhe bëhen kaq të paharrueshme dhe të dashura. Gjithashtu me muzikën e vjetër je më pranë kujtimeve, emocioneve, nostalgjisë, tekstet ju rikthejnë kohë më pas dhe ju bëjnë ta ndjeni më shumë muzikën apo domethënien e saj.