Kanye West kandidat për president të SHBA këtë vit, merr mbështetje nga Kim e Elon Musk

0
Gjigandi

Reperi Kanye West ka thënë se po kandidon për president të SHBA-ve në zgjedhjet e këtij viti, duke garuar kështu kundër Donald Trump, për të cilin ai është shprehur shpesh se e admiron.

Madje, Kanye siguroi edhe votat e Kim Kardashian dhe sipërmarrësit Elon Musk, të cilët treguan publikisht mbështetjen e tyre.

Por kjo nuk është hera e parë që West shpreh dëshirën për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë. Në MTV Video Music Awards 2015, ai tha se kishte vendosur të kandidonte për president në vitin 2020. Por nëntorin e kaluar ai e shtyu datën, duke thënë se do të garonte në zgjedhjet e vitit 2024.

Megjithatë është ende e paqartë nëse Kanye po kandidon vërtet.

Ai nuk duket se e ka regjistruar emrin e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve (FEC) për zgjedhjet e nëntorit. Emri më i përafërt me të tijin që tregon data baza e FEC është një kandidat i quajtur “Kanye Deez Nutz West”.

RonaTyra

“Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” –shkroi ai në Twitter.

Menjëherë pas këtij postimi, ylli i shout televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian West, e cila i ka katër fëmijë me reperin, North, Saint, Chicago dhe Psalm, e ripostoi mesazhin e burrit të saj të shoqëruar me simbolin e flamurit amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu