Pse Demi Lovato nuk mban kontakt me ish të dashurit dhe miqtë e vjetër ?

0
Gjigandi

Në mesin e figurave publike që ka vuajtur nga mbidoza e lëndëve narkotike është edhe Demi Lovato. Pasi ka dalë nga rehabilitimi, Demi ka filluar që të ndryshojë disa gjëra në jetë, kështu që të marrë në dorë timonin e saj.

Ajo ka treguar se përse nuk është më e afërt me ish të dashurit dhe miqtë e vjetër, derisa po kthehet në jetën publike – shkruan Daily Mail.

Ish-ylli i Disney Channel tha për Jameela Jamil: “Të mësosh të vendosësh kufij me njerëzit e tjerë, kjo ishte diçka që sapo mësova gjatë një viti e gjysmë të kaluar”.

Demi përfundoi një program rehabilitimi tremujor pas një mbidozimi me drogë në vitin 2018. Ajo shpjegoi se ishte e dobishme për të që të vendoste kufij dhe të largonte njerëzit negativë nga jeta e saj.

“Më duhej të mësoja se mosvendosja e kufijve më vendosi në pozicionin ku isha.  Unë më parë e kam pasur bindjen se nëse do të kisha përvojë negative me dikë, gjithmonë duhej ta ndreqja atë ose gjithmonë duhej t’i bëja gjërat ashtu si duhet”, ka deklaruar Demi.

RonaTyra

Kohët e fundit, këngëtarja zbuloi se ajo nuk flet më me ish të dashurit, Wilmer Valderrama dhe Joe Jonas ose shoqen e vjetër Selena Gomez.

Këngëtarja tha: “Unë kisha frikë se mos i lëshoja njerëzit plotësisht. Dhe tani që unë kam qenë në gjendje të lejoj plotësisht të largohem nga njerëzit, kjo ishte një tjetër gjë që duhej të mësoja kur është fjala për të larguar njerëz toksikë nga jeta ime. Nëse ata janë ish, është për një arsye”.

Në po të njëjtën intervistë, ajo tregoi se në këto kohë po ndihet tejet e lumtur dhe se e ka marrë veten nga ajo që përjetoi vite më parë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu