Mozzik, siç kishte paralajmëruar, në mesnatë publikoi projektin e tij më të ri në gjuhën gjermane.
“Le të shkojmë” titullohet kënga e tij, e cila dyshohet se është një dedikim drejtuar ish-partneres së tij, Loredanës.
Kjo duke u bazuar në tekstin e projektit.
“Mos u kthe; E di që thua se jam i çmendur; Ti provo fatin tënd; Unë e di se çfarë po të shqetëson; Respekto, lere, lere; Morali, lere, lere….”- janë disa vargje shkëputur nga teksti i Mozzik.
Teksti i plotë:
“E shihni, kjo nuk ishte kurrë e drejtë, jeta ime nuk ishte gjithmonë e lehtë
Jo, ishte e vështirë, nuk ishte gjithmonë një kohë e mirë
Kam mësuar shumë, asgjë nuk është siç duket
Tradhtarët dhe disfatat, por kjo ka mbaruar tani (Uff)
Mozzik nuk ishte gjithmonë popullor (Ah)
Por gjithnjë kishte një qëllim
Kam mundur tradhtarët
Suksese dhe shumë fitim
Asnjë mik të ri, jo, jo
Shokë të rremë, ciao, ciao
Unë e di saktësisht se kujt i besoj
Dhe unë u them “Hasta la vista” për të gjithë këta ‘….
Mungova më herët por jo sot
Nuk shqetësohem sot sepse jam bërë yll
Dhe ti dëshiron të kthehesh tek unë, mirupafshim”