Ajo vetëm një ditë më parë solli projektin e ri muzikor njëherësh të parin për sezonin e verës.
Fjala është për rap-artisten e njohur shqiptare, Melinda Ademi, e cila rrëmbeu edhe këtë herë vëmendje me klipin e tekstin e ri të këngës “Nashta”.
Ky projekt, i cili u lansua ditën e premte, u prit mirë nga publiku dhe ka mbledhur mbi një milion klikime për vetëm një ditë në platformën YouTube.
Suksesit i është gëzuar vet artistja, e cila ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe atraktive të realizuara gjatë klipit të ri duke falënderuar fansat për përkrahjen e tyre.
“Një milion klikime në YouTube për një ditë, faleminderit shumë. Melinda ju do”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Reperja, e cila tashmë shquhet për stilin e veçantë, në projektin e ri po ashtu solli një ndryshim mjaft të madh edhe në paraqitje.
Këngës nuk i mungojnë as ‘thumbimet’ që ka bërë kundrejt kolegeve të saj rivale përmes disa vargjeve, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me këtë.