Prej 5 muajsh në vijën e parë të luftës me COVID-in, mjekja shqiptare nuk njihet më! Ka një lutje për të gjithë

0
Gjigandi

Që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 të gjithë po kalojmë një periudhë stresuese dhe të lodhshme, por edhe më rraskapitëse është për ata heronj të heshtur që i kalojën ditët të ‘ngujuar’ në Spitalin Infektiv në luftë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Situatat e rënda dhe lutja ‘ulëritëse’ për ndihmë e pacientëve të infektuar me covid-19 janë pamjet që bluzat e bardha shohin çdo ditë prej 5 muajsh pandemi në vendin tonë.

Një shembull i qartë është ajo i shefes së Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila ka publikuar një foto të veten pas një dite të gjatë pune, ku lodhja dhe rraskapitja duket qartë në portretin e saj. Duke treguar realitetin e përditshmërisë së saj në punë, dhe shumë të tjerëve bashkë me të,  lutja e doktoreshë Nadajës vjen edhe më e ndjerë tek qytetarët që të mbajnë maskat dhe respektojnë distancimin fizik, si mjetet e vetme për të parandaluar këtë virus në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të.

“Pas lodhjes, shpresa mbetet, që ju do t’i respektoni masat për mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik”, shkruan Najada Çomo krahas fotos.

Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të rasteve dhe viktimave nga covid-19 javët e fundit duke shfaqur një virus mjaft agresiv edhe pse u tha se me rritjen e temperaturave virulenca e tij do të ishte më e dobët. Kjo bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të vendoste mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambientet e mbyllura në të kundër do ketë gjoba.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu