Plehu më i mirë natyral për bimët e dhomës: Energji e pastër për lule!

0
Gjigandi

Ata të cilët kultivojnë bimë dhome e dinë që ato nuk do të rriten dhe mugullojnë vetëm nga uji

Ushqimi është shumë i rëndësishëm. Mirëpo jo cilido ushqim qoftë.

Më së miri është që lulet e dhomës t’i ushqeni me mjete natyrale.

Ky pleh është i shkëlqyeshëm për bimët e dhomës:

▪ 1 lugë supe sheqer;
▪ 30 ml pastë të dhëmbëve;
▪ ujë në të cilin janë zier patate;
▪ llumë të kafesë, i cili mbetet në fund të filxhanit

RonaTyra

Lulja adhuron sheqerin, sepse përmban glukozë dhe fruktozë. Glukoza bimëve u shërben si burim i energjisë. Kohë pas kohe qitni një lugë sheqer nëpër sipërfaqe të dheut, pastaj ujitni bimët.

Kështu është e domosdoshme të veproni një herë në javë.

Lulet e dhomës nuk e duan dheun e thartë, ndërkaq pasta e dhëmbëve do t’ju ndihmojë që ta zgjidhni këtë problem.

Në një litër ujë shtrydhni rreth 30 ml pastë të dhëmbëve, tundeni ujin dhe pastaj ujitni lulet. Kalciumi do të depërtojë drejtpërdrejt në dhé dhe do t’i sigurojë ushqim rrënjës së bimës.

Bimët adhurojnë qullin. Prandaj, kurrë mos qitni ujin në të cilin është zier patatja. Thjesht, ftoheni dhe me atë ujë ujitni bimët e dhomës.

Nëse pini kafe turke kurrë mos e hidhni llumin e mbetur në fund të filxhanit. Llumin shtojani dheut të cilin e përdorni për mbjellje të luleve të dhomës.

Kafja përmban shumë azot, ndërkaq bimët e adhurojnë azotin. Mirëpo kurrë mos qitni shtresën e kafes në sipërfaqe të saksisë, gjithmonë përzieni me dheun me rastin e mbjelljes së bimëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu