Një ndër dëshirat e mëdha që kemi ne vajzat është që grimi të duket gjatë gjithë ditës po aq i freskët sa në mëngjes kur sapo e kemi bërë
Për ta arritur këtë gjë, është e rëndësishme të njihni teknika dhe truke që do t’ju ndihmojnë.
Këto janë disa gjëra që duhet të keni parasysh kur grimoheni, sipas Vida Moderna, në mënyrë që grimi të duket bukur dhe të zgjasë sa më shumë:
Përdorni losion
Është e rëndësishme që para se të grimoheni ta përgatisni lëkurën për hapat e tjerë që do të vijnë. Losioni krijon një bazë të qëndrueshme për grimin dhe e bën atë të duket më mirë dhe i njëtrajtshëm në lëkurë.
Kujdes me pudrën
Ky produkt është pa dyshim aleati më i mirë i vajzave, por kini kujdes me zgjedhjen që bëni. Zgjidhni një pudër që ju përshtatet me llojin e lëkurës suaj, si dhe me tonalitetin. Ekspertët sugjerojnë që ta provoni te qafa për të kuptuar nëse ju përshtatet si ngjyrë. Këshillohuni me shitësen rreth llojit që ju duhet.
Furçat
Furçat janë shumë të nevojshme për t’i hapur në mënyrën e duhur produktet. Të lejojnë të krijosh efekte dhe hije sipas rastit.
Hidratuesi i buzëve
Ashtu si lëkura, edhe buzët tuaja duhet të jenë të hidratuara mirë para se të aplikoni buzëkuqin. Grimuesit rekomandojnë që të përdorni një balsam natyral për të ushqyer, mbrojtur dhe shmangur tharjen e buzëve. Nëse buzët janë të hidratuara, buzëkuqi do të duket më bukur dhe do të qëndrojë më gjatë.
Pamje me shkëlqim dhe efekt ndriçues
Shkëlqyesi i jep pamjes prekjen finale, duke ndriçuar pjesë të veçanta të fytyrës, ndërsa produkti ndriçues i jep ngjyrë dhe jetë asaj.
Këshillë ekstra: Në fund mos harroni fiksuesin!