Njeriu i parë nuk u zhduk nga klima!

0
Gjigandi

Nuk ka qenë klima shkaktar i zhdukjes së njeriut neandertal. Deri më sot janë hedhur shumë hipoteza dhe studimet vijojnë për të kuptuar se çfarë ndodhi që raca e parë e humane e Evropës u zhduk, kësaj here shkencëtarët kanë studiuar klimën dhe efektet e saj, duke u bazuar në shpellat e Murge, në Puglia.
Ky vend është ndër të paktat zona në botë që është vërtetuar ku njeriu neandertal dhe Homosapiens kanë bashkëjetuar të paktën për 3 mijë vjet, gjatë epokës së fundit akullnajore, rreth 45 mijë vjet më parë.
Analizat kimike janë kryer mbi stalagmite që janë arkiva të jashtëzakonshme paleoklimatike dhe paleomjedisore, specifikojnë ekspertët e grupit kërkimor ndërkombëtar, autorë të studimit.
Dhe ka rezultuar se shirat në periudhën akullnajorë, kanë qenë në kufij normalë dhe ndryshimet klimatike në atë periudhë nuk kanë qenë drastike sa për të ndikuar në zhdukjen e një specie, në këtë rast edhe të njeriut Neandertal.
Kështu ky studimi i publikuar në revistën ndërkombëtare Natyre, Ecologji dhe Evolucion, përjashton ndryshimet klimatike si shkak të zhdukjes së njeriut të parë të Evropës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu