Përdorimet e birrës që kurrë nuk i keni ditur

0
Gjigandi

Zakonisht kur dëgjojmë fjalën “birrë” menjëherë mendojmë për pijen me ngjyrë ari me shkumë të bardhë. Dhe, sigurisht, gjëja e parë që ju vjen në mend është se sa mirë do të ishte të freskoheni me një gotë birre.

Por më poshtë po ju sjellim disa përdorime të pazakonta dhe përfitime të mahnitshme të kësaj pije shumë të popullarizuar në botë.

Kështu që herën tjetër kur pini birrë, mendoni dy herë para se ta përfundoni të gjithën!

Ushqen flokët dhe stimulon rritjen e tyre

Birra është e pasur me vitaminë B dhe silikon, përbërësit kryesorë për flokë të shëndetshëm që gjithashtu stimulojnë rritjen e tyre.

RonaTyra

Vetëm derdhni një gotë birrë mbi flokët tuaj, masazhoni kokën dhe lëreni të qëndrojë kështu për pesë minuta. Shpëlani më pas me ujë të ftohtë. Flokët tuaj do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

E bën lëkurën tuaj të butë

Birra përmban antioksidantë që parandalojnë plakjen e lëkurës. Por, çuditërisht, kjo pije alkoolike ka edhe një tjetër përfitim të mahnitshëm: rrit aftësitë e vetë-riparimit të lëkurës suaj, ndihmon në shtrëngimin e lëkurës dhe kështu zvogëlon rrudhat e para.

Provoni këtë maskë fytyre: përzieni 1 lugë gjelle birrë, një të bardhë veze dhe 3 pika vaj bajamesh. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për 10 minuta.

Ju ndihmon të flini më mirë

Një nga përbërësit kryesorë të birrës është një qetësues natyral i njohur si ilaç efektiv bimor për pagjumësinë.

Ju mund ta provoni këtë trik: lani jastëkët tuaj me një sasi të barabartë të ujit dhe birrës. Jastëku do ta thithë aromën e birrës dhe kjo do të bëjë që ju të flini më shpejt.

Trajton këmbët e lodhura

Mbusheni një enë me birrë të ftohtë dhe zhytni këmbët për pak minuta. Efekti freskues i birrës do të ndihmojë që këmbët e lodhura pas një dite të gjatë të relaksohen.

Largon qelizat e vdekura të lëkurës

Përveç tonizimit të lëkurës suaj, birra gjithashtu ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Si rezultat, lëkura juaj do të shkëqejë edhe më shumë.

Merrni një grusht luleshtrydhe dhe disa lugë birrë. Përzieni së bashku derisa të krijoni një pastë homogjene. Aplikojeni në fytyrën tuaj për të eliminuar qelizat e vdekura dhe papastërtitë si dhe për të stimuluar rigjenerimin e qelizave.

Marinon shumë mirë mishin

Birra është një mundësi e shkëlqyer nëse dëshironi ta marinoni mishin pa ndryshuar aromën e tij. Vendoseni mishin në një enë plastike dhe shtoni birrë. Vendoseni në frigorifer.

Ditën tjetër ju do të shijoni një mish me shije fantastike.

Vendosni pak birrë të ngrohtë në një copë pëlhure dhe fshini çdo sipërfaqe druri që duhet të revitalizohet. Rezultati: mobiljet tuaja do të marrin një shkëlqim shtesë dhe do të duken si të reja.

Bën objektet e metalit të shkëlqejnë

Birra ka një nivel të ulët aciditeti që është i përsosur për lustrimin e objekteve nga metali, të tilla si enët dhe bizhuteritë.

Thjesht derdhni pak birrë në një leckë dhe fshijeni objektin metalik. Ju gjithashtu mund të provoni t’i vendosni objektet e metalit në një enë me birrë. Pas tharjes me leckë, ju do të habiteni se si objektet nga metali do të shkëlqejnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu