Pasi shkaktoi tërmet me flamurin “Autochthonus” – Dua Lipa e bën një sqarim për audiencën e saj

0
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një sqarim lidhur me postimet e fundit. Lipa fillimisht postoi një sqarim pse Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi. Pas reagimeve të rënda që mori nga nacionalistë serbë, Lipa postoi flamurin e njohur të lojës Shqipëri-Serbi në Beograd me shkrimin “Autochthonous”.

Ylli i muzikës mori reagime të shumta, dhe ajo ka postuar një sqarim lidhur me postimet e fundit.

“Postimi im i mëhershëm nuk kishte asnjëherë për qëllim që të nxisë urrejtje. Mërzitem dhe nervozohem që postimi im është interpretuar gabimisht me qëllim nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizëm etnik, dicka që unë e refuzoj plotësisht”, thotë ajo.

“Sa herë postoj për Kosovën, profili im cmendet, edhe nëse është për dicka të gëzueshme sikur ushqimi apo muzika, dhe unë bie ndesh me një rezistencë të fortë të idesë për një kulturë autentike kosovare”

“Ne të gjithë meritojmë që të jemi krenar për etninë tonë dhe prej nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të jetë prezent në hartë dhe që të jem në gjendje të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mija shqiptare dhe vendin ëmë. Unë inkurajoj të gjithë që të përqafojnë prejardhjen e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka përfunduar Dua Lipa që gjatë javës u bë artistja e parë në botë që ka 3 këngë me mbi 1 miliardë klikime në Spotify.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu