Milioneri i Real Madridi që merr para duke qëndruar në stol – çdo minutë i tij në fushë i kushtoi Real Madridit afër 20 mijë euro

0
Gjigandi

James Rodriguez vazhdon të jetë pjesë e Real Madridit edhe pse luan shumë pak, ndërsa është ndër më të paguarit në skuadër.

Paga e tij te Reali është 8 milionë euro në vit, ndërsa Zinedine Zidane ka treguar se nuk beson shumë në të.

La Liga është mbyllur javën që shkoi, ndërsa mesfushori kolumbian ka luajtur gjithsej vetë 419 minuta gjatë edicionit 2019-2020.

Ai për çdo minutë në fushë i bie se ka fituar nga 19.094 euro.

Minutat që i ka zhvilluar kanë qetë të mjaftueshëm që ai të marr një medalje dhe të ngritë lartë trofeun e kampionit.

RonaTyra

Lojtari vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit edhe pse nuk luan aq shumë, por duket se preokupimi i tij në kohët e fundit mbetet paga, dhe për këtë ai paguhet rregullisht, ndërsa ofertave të klubeve si Arsenal, Everton dhe Wolves, nuk i është përgjigjur.

James ka pasur një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur me klube si Porto, Monaco, Bayer Munich dhe Real Madrid dhe është 29 vjeç. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu