Pas debateve për anulimin e dasmave, Edona Llalloshi kërkon të formohet një shoqatë për t’i mbrojtur të drejtat e artistëve

0
Gjigandi

Ndalimi i dasmave dhe ahengjeve për shkak të pandemisë së Covid-19 ka ngjallur reagime të shumta ku u përfshinë shumë figura publike.

Ishte Labinot Tahiri, ai që reagoi i pari duke thënë madje se nëse dasmat anulohen do të organizojë protestë.

Teksa një reagim për këtë ka bërë edhe Edona Llalloshi ku përmes rrjeteve sociale, ka folur edhe për të drejtën autoriale që duhet të ketë çdo artist.

Edona tutje tha se formimi i një shoqate do t’i mbronte dhe do t’i zbatonte të drejtat e tyre artistike.

Postimi i plotë i këngëtares në Instagram:

RonaTyra

Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegeve tē mij, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performaca e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, darsma, e tubime të ndryshme por edhe e drejta jonë autoriale.
Une konsideroj se komplet qasja është e gabuar!
Duhet te fillohet nga organizimi i mirfillt, mbrenda për mbrenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa kryenveti ose personale.
Prej nga fillimi i karieres sime, ku jan 25 vite, ndëgjoj se të paktën do të formohet një shoqate, e cila do ti mbronte dhe do te zbatonte te drejtat e tona arstisike.
Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play.
Jame komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore.
Kjo më ka ndihmuar shumë , në rradhe të parë sa i perket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në kete industri.
Është hapi i parë dhe i vetem, sipas ligjit mbi te drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij ne praktikë.
Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike!
Ka shumë për t’u thënë, dhe në mënyrë apsolute nuk dua të ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do qoftë nga kolegët e mijë, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto “shqetësime” të ngritura, në te ardhmën e afërt nuk do të REALIZOHEN.
Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive është kontrata me Premier Songs…
Ju faleminderit!
Me respekt Edona Llalloshi😊

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu