Pandemia nuk ndryshon orarin e ceremonisë së ‘Emmy Awards’

0
Gjigandi

‘Emmy Awards’ pritet të mbahet në orarin e paraparë.

ABC dhe TV Academy janë duke shqyrtuar mundësitë se në cilin format mund ta transmetojnë ‘Emmy Awards’ pasi që pandemia ka prishur planet e shumë ‘eventeve’.

Burimet e brendshme të tyre duke folur për Variety, kanë thënë se detaje më të hollësishme do vijnë nga muaji i ardhshëm.

Emmy normalisht do të kishte një nikoqir dhe detaje të tjera të caktuara deri në këtë kohë, por planifikimi se si të vazhdohet është ngadalësuar ndjeshëm nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit.

Akademia e Televizionit ka lëvizur tashmë votimin e raundit të parë deri në korrik, dhe nominimet do të shpallen dy javë më vonë, më 28 korrik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu