Rita Orës iu prishën disa plane për shkak të pandemisë.
Ashtu sikurse artistëve të tjerë, edhe Rita Orës i janë prishur shumë plane rreth profesionit.
E një prej tyre kishte të bënte me promovimin e këngës “How to be lonely”, ku planifikoi një ngjarje të madhe për fansat e saj.
Por, koronavirusi ia prishi atë plan, ndërsa shkroi “Unë duhej ta anuloja këtë për shkak të sigurisë së fansave të mi dhe nuk isha në gjendje ta ndaja atë! Sidoqoftë, ne kemi arritur të gjejmë një mënyrë të sigurt për ta bërë atë një përvojë dixhitale gjithëpërfshirëse, për të gjithë ju, që të shijoni sigurinë e shtëpive tuaja dhe unë jam kaq krenare për ekipin tim për sjelljen e kësaj”.
Ndërsa së fundi, Rita publikoi video përmes së cilët tregoi se do planifikoi ta realizonte ngjarjen me fansat.
“Jam shumë e lumtur që po e ndaj me ju këtë!”, ka shkruar ndër të tjera artistja, e cila u shpreh e ngazëllyer që kishte rastin të tregonte në mënyrë dixhitale atë që donte ta realizonte në realitet.