Nëna e Pete Davidson dëshiron që komediani të ketë një fëmijë me Kim Kardashian

0
Nëna e Pete Davidson dëshiron që komediani të ketë një fëmijë me Kim Kardashian
Gjigandi

Nëna e Pete Davidson, Amy, shprehu gëzimin e saj për mendimin që djali i saj të kishte një fëmijë me Kim Kardashian.

“Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit”, komentoi një ndjekës në një fotografi të çiftit teksa po shkëmbenin puthje në një makinë, duke u siguruar që ta etiketojë llogarinë e Amy.

Nëna e komedianit të njohur iu përgjigj komentit me entuziazëm duke shkruar thjesht, “jauuuu”.

Pete Davidson me të ëmën (Foto: Instagram)

RonaTyra

Amy është qartë mjaft aktive në Instagram dhe madje poston disa foto me djalin e saj.

Në fillim të këtij muaj, ajo bëri një postim me krenari në “Ditën Kombëtare të Djemve”, duke shkruar, “Nuk mund të jem më krenare për njeriun që je sot! Të dua më shumë”.

Pete dhe Kim (Foto: Splash News)

Romanca mes yllit të “Saturday Night Live” dhe themelueses së “Skims” u bë zyrtare në këtë muaj.

Protagonistja e “Keeping Up With the Kardashians” u bë ligjërisht beqare më 1 mars, pas divorcit nga Kanye West.

Me këtë të fundit ndan katër fëmijë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu