Pa marrëveshje në këshillin politik, Rama: Opozita kërkoi kohë, por koha pret deri më 31 korrik

0
Gjigandi

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik këtë të hënë pa arritur një marrëveshje mes palëve për ndryshimet kushtetuese.

Në dalje të mbledhjes që zgjati 5 orë, kryeministri Rama u shpreh se diksutimi ishte pozitiv dhe se socialistët do të bëjnë ç’është e mundur që të gjejnë një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese, listat e hapura dhe ndryshimi i koalicioneve.

Rama shtoi se maxhoranca u shpreh e gatshme që ta vijojë bisedimin me opozitën PD/LSI, por këta të fundit sipas tij kanë kërkuar kohë. Më tutje Rama deklaroi se koha ‘pret’ deri më 31 korrik, datë që shënon dhe përfundimin e sesionit parlamentar.

Rama: Ka një realitet të ri politik që imponon një qasje që për ne është e diktuar si të themi. Ne kemi detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet le të themi dhe në këtë aspekt mendoj që është e rëndësishmë të diksutojmë, të vijojmë të diskutojmë. Ne ishim gati të vazhdonim diskutimin pa ndërprerje, pra që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, por ne ndërkohë kemi një kalendar që ka një kufi, që është fundi i këtij sesioni, pra fundi i muajit korrik. Do të shkojmë në proces, por besoj që diksutimi ishte pozitiv.

Çështja është se koha ka kufizim e vet për shkak se hapja e listave nuk është një variant por një angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët. Sigurisht që duhet të çojmë deri në fund edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor, kështuqë është një proces me dy korsi, por gjithesesi stacioni është 30 korriku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu