Pa lindur ende, Fatma ka një mesazh emocionues për të birin

0
Gjigandi

Këtë të shtunë në “Një ditë me Dojnën”, në “Pop Culture” ishte Fatma Methasani, e cila ka folur për periudhën e bukur të pritjes së ëmbël. Ajo dhe Alfio do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali. Sigurisht që kur të rritet ai do të kërkojë për prindërit e tij online dhe me siguri do të shohë edhe intervistën e mami Fatmës në “Pop Culture”, ku ajo përfitoi për t’i dhënë një mesazh.

“Çfarë do të doje ti që ai të dëgjonte”, -e ka pyetur Dojna.

“Uh, sa e bukur është kjo. Nuk e di, do t’i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë, e para. (qesh) Që të jem realiste do t’i thoja: E sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd? Goli i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një gocë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty”, -është shprehur Fatma, ndërkohë që Dojna është përlotur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu