“Nusja është shtatzënë”! Këngëtarja shqiptare do të bëhet gjyshe

0
Gjigandi

Një fëmijë është duke ardhur dhe ky lajm ka gëzuar pa masë familjen e artistes nga Kosova Remzie Osmani. Kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin “Lart e poshtë” së bashku me të vëllain dhe krahas projekteve dhe karrierës është pyetur edhe për jetën personale dhe familjen.

E pyetur lidhur me thashethemet që po qarkullojnë së fundmi lidhur me shtatzëninë e bashkëshortes së djalit të saj, këngëtarja ka pohuar se zërat janë të vërteta duke thënë: “Po kemi lajme të mira nga çifti. nusja është në pritje të ëmbël”.

Jo vetëm kaq por ajo është shprehur se dëshiron që fëmija që do të vijë së shpejti të jetë vajzë, ndonëse mbi të gjitha është e rëndësishme që të vijë në jetë një fëmijë i shëndetshëm.

Kujtojmë se djali i Remzies, Hamëza u martua në fillim të këtij viti me të dashurën e tij Gëzimen, në një dasmë madhështore e cila ishte në fokus të mediave rozë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu