Nuk kanë fund tërmetet në vend, ndjehen lëkundje në afërsi të Tiranës

0
Gjigandi

Një lëkundje tërmeti është regjistruar së fundmi në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter dhe është ndjerë rreth orës 06:56.

Sipas qytetarëve që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, lëkundja ka qenë e lehtë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

Që prej tërmeteve të fuqishëm të Shtatorit dhe të Nëntorit të vitit të kaluar vendi ynë është përshkruar nga mijëra pasgoditje, që sipas ekspertëve janë tërësisht normale, për shkak se tërmetet me një fuqi të lartë shoqërohen nga paqendrueshmëri të tilla sizmike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu