Calhanoglu: Pioli është shumë i rëndësishëm për ekipin

0
Gjigandi

Hakan Calhanoglu vlerësoi Stefano Piolin pas fitores 5-1 të Milanit ndaj Bolognas.

Sulmuesi turk tha se trajneri i Milanit është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe potencoi se lojtarët janë me fat që kanë një teknik të tillë.

“Jam i lumtur. Ne kemi luajtur shumë ndeshje me këtë sistem dhe këtë pozicion, kështu që unë po luaj si kam dashur të luaj gjithmonë”, tha Calhanoglu për DAZN.

“Ne ishim të lodhur, por treguam zemrën dhe mentalitetin tonë, sepse Bologna gjithmonë luan një-më-një dhe nuk ishte e lehtë. Ne kemi bërë presion lartë, krijuam shumë shanse dhe shënuam golat për ta fituar duelin.”

“Pioli më lejon të luaj ashtu siç unë dua, ai gjithashtu flet me mua jashtë fushës dhe më ndihmoi shumë. Mund të them që edhe unë luaj për të, sepse ai është një person shumë, shumë i rëndësishëm për mua dhe të gjithë në ekip”, përfundoi Calha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu