Në shkurt disa burime për Just Jared, E!News dhe Us Weekly bënë të ditur se Sophie Turner dhe Joe Jonas ishin në pritje të fëmiëjs së tyre të parë. Joe dhe Sophie nuk kanë reaguar në lidhje me këtë lajm dhe janë treguar diskret në daljet e tyre publike.
Dhe pse të gjithë e kanë marrë lajmin për të mirëqenë, sërish njerëzit kanë pritur konfirmimin e tyre. Me sa duket, çifti s’ka në plan të flasë hapur për pritjen e ëmbël tani për tani, por një foto e tyre e shkrepur së fundmi nga paparacët ka mjaftuar për ta konfirmuar lajmin.
Tani barku i Sophie-s nuk mund të fshihet më!
Ata u shfaqën duke shëtitur të kapur përdore dhe me maska në fytyrë. Sophie kishte veshur streçe dhe një bluzë të gjerë sportive, e cila ia tregonte barkun qartë.
Sipas Us Weekly, fëmija i çiftit të famshëm do të vijë në jetë në verë. Gjinia e bebushit nuk dihet ende dhe duke parë sa diskretë po tregohen Joe dhe Sophie, nuk kemi për ta mësuar pa ardhur në jetë.