I ftuari i rradhës në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora, ka qenë aktori i njohur Drilon Hoxha.
Gjatë rubrikës “Hot” ai e pyeti moderatoren Ester Bylyku se cili ishte i ftuari më jokorrekt që ka patur ndonjëherë në emision. Esteri përmendi emrin e Çiljetës.
Drilon Hoxha: Cili ka qëne i ftuari më jokorrekt tek emisioni jot?
Ester Bylyku: I ftuari më jokorrekt që më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Herën e parë ne kishim vendosur orarin e gjithçka, por ndodhi tërmeti, herën e dytë prap ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort, të dielën u bë konfirmimi i fundit dhë të hënë që ne kishim xhirimet, thjesht nuk hapi më telefonin.