Noizy rrëfen bulizmin që kishte përjetuar pas migrimit në Angli

0
Gjigandi

Noizy thotë se një nga periudhat më të vështira i kaloi gjatë qëndrimit në Angli.

Noizy ishte sot i ftuar në intervistë ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku flet ndër të tjerash ka rrëfyer edhe momentet më të vështira që ka përjetuar pas shpërnguljes në Angli.

Reperi thotë se në Angli kishte ikur sa ishte 10 vjeç dhe në shkollë ishte viktimië e bulizmit vetëm për shkak se ishte refugjat.

“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë. Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina. Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë”, tha Noizy.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu