Besim Hasani konfirmon lajmin e madh për federatat: “Nëse i përmbahen udhëzimeve mund të fillojnë me stërvitje”

0
Gjigandi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se federatat sportive mund të rifillojnë me stërvitjet, në rast se ato dhe klubet i përmbahen udhëzimeve dhe këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Presidenti Hasani ka shprehur shqetësimin e KOK-ut dhe federatave sportive, të cilat ishin në pritje që sot më 1 qershor të nisin edhe aktivitetet sportive, ka njoftuar KOK.

Hasani gjatë ditës së sotme ka pasur biseda telefonike me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK), Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka.

Sipas presidentit Hasani, të gjithë bashkëbiseduesit konsiderojnë se nëse drejtuesit e federatave, klubeve, trajnerët e sportistët dhe zyrtaret tjerë marrin përgjegjësinë dhe respektojnë: Këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëzuesin për përmbajtje ndaj rekomandimeve të MSH/IKSHPK dhe protokollin e përgjithshëm, instruksionet e Federatave Ndërkombëtare, se si duhet mbajtur stërvitjet nën kushtet e rrezikut nga Covid-19, mund të vendosin të fillojnë me stërvitje pa pritur vendime nga të lartëpërmendurit.

“Çdo federatë, klub, trajner e sportist e vlerëson situatën veç e veç, duke pasur parasysh se në rend të parë është shëndeti i sportistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje”, tha i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

RonaTyra

Aktivitetet sportive në Kosovë janë ndaluar prej 13 marsit, shkaku i përhapjes së pandemisë Covid-19.

Të dielën ka pasur reagime të shumta nga drejtues të xhudos, hendbollit, karatesë e sporteve tjera për mungesë të një vendimi lidhur me rifillim të aktiviteteve për sportet tjera, përveç futbollit.

Kujtojmë se aktivitetet si stërvitje në grup dhe zhvillimi i ndeshjeve, i ishin lejuar vetëm klubeve të Superligës së Kosovës në futboll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu