Noizy ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër, në të cilën shkëput një pjesë të një kënge të vjetër.
Bëhet fjalë për projektin “Jashte serie”, nga albumi i tij shumë i suksesshëm me titull “Pak ma ndryshe”.
Në mbishkrimin që ia la fotos, ai drejtoi ‘thumba’ në drejtim të Feros, i cili së fundi i ka bërë ‘diss’.
“Disa nga ju keni qen 10 vjec #JashtSerie #PakMaNdryshe“, ka shkruar Noizy sipër asaj videoje që e publikoi në Instagram.
Për ndryshe, “Epoka” mban titullin albumi i ri i Noizyt, ndërsa ka vazhduar punën për albumin e radhës.