Nuk po tallemi me ju: Nike solli në treg atletet me ujë të bekuar nga lumi Jordan

0
Gjigandi

Nëse ju duhej një tjetër provë se po dalim nga rruga e Zotit, këto atlete Nike mjaftojnë. Dje, firma me qendër në Brooklyn, MSCHF solli në treg një palë atlete Nike mijëra dollarëshe që njihen si “Atletet Jezus”

Mesa duket, këto Nike Air Max 97 kanë 66 cc ujë të bekuar në shoje, i cili vjen drejt për së drejti nga lumi Jordan, një kryq, shtroje të kuqe siç e kërkon tradita e Vatikanit dhe një shkrim nga Matthew 14:25.

Gjithashtu, mbajnë era temjan, që sipas Librit të Matthew, ishte një nga dhuratat që mendimtarët i sollën Jezusit natën që lindi.

Nëse ju duket sikur po tallen me ju, ashtu është.

RonaTyra

Pas daljes në treg të atleteve, kreu i shitjeve të MSCHF, Daniel Greenberg, tha për New York Post se ekzekutuan këtë ide për të kritikuar “kulturën e bashkëpunimit,” që solli pranë klientit një linjë veshjesh të zyrës së postës me Forever 21 dhe një linjë produktesh si bashkëpunim i çajit Arizona me Adidas.

Image

Firma në fjalë pyeti veten, “Si do të dukej një bashkëpunim me Jezu Krishtin?” dhe nxorën në dritë këto atlete të bardhë dhe bojëqielli.

Çmimi fillestar ishte $1,425, por ngaqë u shitën të gjitha, tani gjenden në dyqane dytësore për tetëfishtin e çmimit. Disa numra mund t’i gjeni edhe për 2-3 mijë dollarë.

Siç kanë thënë njerëz më të zgjuar se ne, Zot na ruaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu