Një udhëzues për të dalluar lajmet e rreme dhe për të mbrojtur pajisjen tuaj celulare

0
31
blank
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Si në median tradicionale ashtu edhe në ato sociale, ne gjithnjë e më shumë po përballemi me disinformata dhe lajme të rreme. Teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit kanë përshpejtuar vetëm shpërndarjen e lajmeve të tilla me pasoja të mëdha, dhe Organizata Botërore e Shëndetit etiketoi përhapjen në masë të tyre si një rast të infodemisë. Nuk ka një mënyrë universale për të identifikuar lajmet e rreme, por ne ju sjellim disa këshilla se si t’i identifikoni ato dhe si ta mbroni smartphone tuaj.

Verifikoni burimin 

Së pari, hidhni një sy në adresën e internetit ku ishte postuar lajmi. Nëse nuk keni dëgjuar kurrë për këtë site, përpiquni të gjeni më shumë informacion në lidhje me të (numër kontakti, postë ose emrat e gazetarëve/redaktuesve). Në rast se nuk mund të gjeni ndonjë nga të dhënat e lartpërmendura, me siguri nuk duhet t’i besoni informacionit të publikuar.

Verifikoni autorin

Sigurohuni që të hulumtoni si duhet mbi autorin nëse nënshkrimi është dhënë, dhe shikoni se çfarë lloj lajmesh ka postuar më parë. Nëse nuk mund të gjeni ndonjë informacion në lidhje me autorin e listuar, mund të jetë një shenjë e lajmeve të rreme.

Hulumtoni mbi personin e përmendur në artikull

Me siguri, të gjithë kemi ngecur në një artikull të lajmeve ku një shkencëtar ose doktor i njohur botëror ka dhënë mendimin dhe këshillën e tij për lexuesit mbi tema të caktuara. Ndonjëherë, personi i përmendur në tekst është i panjohur ose nuk është dëgjuar ndonjëherë, kjo është arsyeja pse ju duhet të shikoni më nga afër biografinë dhe referencat e tyre. Biografia mund të gjendet shumë lehtë, dhe nëse nuk keni hasur në informacione rreth një personi, është e rëndësishme të bëni një kontroll të mëtejshëm.

Verifikoni kontentin 

Shqyrtoni informacionin në tekst. Nëse listohen përqindje, studime, shifra ose analiza specifike, përpiquni t’i gjeni ato në faqen zyrtare të hulumtimit.

Mos u besoni vetëm titujve

Shumë herë në mediat sociale një titull bombastik na ka tërhequr për të klikuar dhe lexuar pjesën tjetër të tekstit ose artikullit. Sidoqoftë, pasi hapëm pjesën tjetër, zbuluam se teksti ishte krejt i kundërt ose nuk kishte asnjë lidhje me titullin. Ky është një nga shembujt më të zakonshëm të vendosjes së lajmeve të rreme, sepse qëllimi i vetëm i mediumit është të marrë sa më shumë klikime dhe shikime. Prandaj, kurrë mos i besoni vetë titullit dhe sigurohuni që të lexoni pjesën tjetër të tekstit për të mos arritur në përfundime të rreme. Për më tepër, mos i ndani lajmet në rrjetet sociale në rast se nuk e keni lexuar tekstin e plotë, pasi kjo vetëm ndihmon përhapjen e lajmeve të rreme që po arrijnë më shumë lexues dhe vlerësime.

Gjithashtu, mediat paralajmërojnë për përhapjen e emaileve që kanë të bëjnë me situatën aktuale të cilat kanë viruse bashkangjitur me materialet apo links.

Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbroni telefonin tuaj të zgjuar me një zgjidhje të softuerit të sigurisë si Samsung Knox – një platformë që ofron siguri dixhitale me shumë nivele. Platforma Samsung Knox është ndërtuar për smartphone, tablet dhe pajisje shtesë Samsung. Ajo përbëhet nga një kombinim i mekanizmave mbrojtës të sigurisë që ju japin mbrojtje kundër vjedhjes së të dhënave, viruseve dhe kërcënimeve të tjera. Që nga momenti kur pajisja ndizet, Knox mbron vazhdimisht identitetin e përdoruesit, si dhe informacionin personal dhe profesional që ruhet në pajisje. Siguron mbrojtje të dyfishtë – nga montimi i çipit të vetë pajisjes, deri në programet e instaluara dhe sistemin operativ.

Jini të kujdesshëm dhe mbrojeni pajisjen tuaj gjatë shfletimit në internet, transaksioneve, lojërave dhe gjithçkaje tjetër që bëni në smartphone tuaj personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu