Një i vdekur dhe 6 të plagosur, sherr masiv mes dy familjeve shqiptare

0
Gjigandi

Një sherr masiv me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hallaq i madh në komunën ne Lipjanit, Kosovë.

Në konflikt janë përfshirë dy familje, Hoxha dhe Jakupi nga Ribari i Madh.

Sipas mjekëve të Emergjencës, tre nga të plagosurit po trajtohen në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre nuk është e qëndrueshme për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë në trup.

Mjeku Naser Syla nga Emergjenca ka deklaruar:

RonaTyra

“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit janë pranuar shtatë raste. Gjashtë të plagosur, ndërsa një për fat të keq pa shenje jete, që edhe pas masave të marra të reanimimit nuk kemi arritur të bëjmë asgjë më shumë edhe ka ndërruar jetë. Kurse gjashtë të tjerë prej tyre janë të plagosur me armë sklopetare, dy janë ende ka punohen në sallën e operacionit, një tani pret tani për t’u futur. Janë kryer të gjitha ekzaminimet në qendrën emergjente. Një është pranuar në kirurgjinë torakale për tretman të mëtutjeshëm, një është pranuar në klinikën e ortopedisë, i fundit është lëshuar në shtëpi për shkak të lëndimeve më të lehta që ka pasur.”

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por bëhet e ditur që dy familjet janë fqinje me njëra-tjetrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu