Çifti po planifikon një martesë tradicionale hebraike, pasi nusja, Nicola Peltz, është vajza e miliarderit hebre, ndërsa babai i Brooklyn, David Beckham dhe gjyshi i Brooklyn janë gjithashtu hebre.
21-vjeçari, Brooklyn, do të martohet vitin e ardhshëm. Ata kanë vendosur të organizojnë një martesë sipas traditave hebreje.
Brooklyn ka thënë që dyshja ka të ngjarë të ndjekë tradita të tilla si martesa nën një chuppah (tendë martese) dhe nënshkrimi i një ketubah (kontratë martese).
Një burim tha: “Nicola u rrit në një familje hebreje dhe ndërsa nëna e saj Klaudia nuk është çifute, babai i saj Nelson është i devotshëm”.
“Ata i rritën fëmijët e tyre duke u mësuar vlerat tradicionale hebraike.”
Madje burimi tha se një ndër arsyet që Brooklyn dhe Nicola filluan të dilnin bashkë, ishte për shkak se familjet e tyre kishin anëtarë hebre dhe se kishin trashëguar traditat e tyre.
David është gjysmë hebre dhe gjithmonë ka thënë se ndihet më i lidhur me Judaizmin sesa çdo fe tjetër.
Çifti po planifikon që ceremoninë ta zhvillojnë 2 herë: një në SHBA dhe një në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai gjithashtu i tha Bruklinit sa do të donte të recitonte një nga bekimet hebraike në këtë ceremoni.”- tha burimi.
Nicola është vajza e biznesmenit Nelson, 78 vjeç, i cili ka dhjetë fëmijë nga 3 martesa dhe thuhet se ka një pasuri që vlen më shumë se 1 miliard paund.
Ai është një mbrojtës i rëndësishëm për kauza hebraike në SHBA dhe Izrael.
Ai është gjithashtu një mbështetës i shquar i presidentit amerikan Donald Trump.
Burimi shtoi: “Të kesh një martesë tradicionale hebraike jo vetëm që do të ndihmojë Brooklyn dhe Nicola të lidhin trashëgiminë e tyre, por do t’i bëjnë të dy baballarët shumë të lumtur gjithashtu.”